Lajmet e fundit

Reperi i famshëm amerikan Snoop Dog, i cili është mjaft aktiv në llogarinë e tij në instagram, kohëve të fundit ka qenë mjaft prezent me reagime.
Ai ka shkruar për ndërrimin e gjinisë së Bruce Jenner, për legalizimin e martesave gay në Amerikë dhe për pozitën sociale të njerëzve me ngjyrë atje.
Kësaj radhe ai ka qenë mjaft i thjeshtë.
Si konsumues dhe fans i drogave të lehta, ai ka një mesazh për fansat e tij.
“Dua që t’i ta tymosësh një joint”, ka shkruar Snoop Dog, duke e përdorur sloganin e vjetër të ushtrisë amerikane “I want you in US army”, transmeton Klan Kosova.
Snoop Dog, nuk ka hezituar ta shfaqë publikisht dëshirën e madhe që ka për të tymosur marihuanë.