Lajmet e fundit

Nicole ‘Snooki’ Polizzi ka folur rreth zbulimin e adoptimit të saj.
30-vjeçarja foli nëpërmjet një videoje në Youtube të postuar të enjten, transmeton Klan Kosova.
‘Unë u adoptova gjashtëmuajshe nga Santiago, Kili. Më morën Helen dhe Andrew Polizzi. Ata udhëtuan për në Kili në mënyrë që të më merrnin. Pra kjo thjesht është fat’, tha ajo.
‘Gjithmonë kisha për qëllim të isha me prindërit e mi të adoptuar, të cilët nuk i kam, madje urrej të them prindër adoptues sepse janë prindërit e mi. Është e pazakontë. Edhe pse kombësia ime është kiliane unë u rrita në Itali. Pra, kur njerëzit më thonë se çfarë është kombësia juaj unë them: Unë jam kiliane, por jam rritur në Itali. Ndjehem sikur jam kiliano-italiane’, shpjegoi ajo.