Lajmet e fundit

Snajperisti britanik, i cili mban rekordin botëror për vrasjet më të mëdha të konfirmuara nga distanca, pretendon se ai është i sëmurë nga çrregullimi i stresit, por që pas shërbimit ushtarak, ushtria e ka lënë atë vetëm.
“Ata për 23 vite nuk me thanë as edhe një faleminderit”, tha ushtari i ri, Craig Harrison, transmeton TetovaSot. Harrison përmes karrierës së tij ushtarake ka shërbyer në Irak, Afganistan dhe Ballkan, siç pretendon ai është i sëmurë nga çregullimi i stresit.
Ai ka pohuar se shpesh sheh ëndrra të këqija për njerëzit që i ka vrarë. “Ende mund t’ju marrë erë, ende po i shoh në ëndërr. Shoh çdo person që i kam marrë jetën”, tha snajperisti.