Qytetarë që ishin pjesë e marshit “Drejtësi, jo politikë” në përkrahje të katërshes së UÇK-së që po mbahen në Hagë janë deklaruar pas përfundimit të tij.
Njëra nga marshueset e cila nuk ka munguar në asnjë nga protestat për çlirimtarët ka thënë për Klan Kosova se shpreson se kjo do të jetë protesta e fundit dhe ata do të lirohen.
“Si gjithmonë në përkrahje të krerëve dhe vlerave më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njerëzve më me vlerë, gjithmonë do të jem aty. Shpresoj që të jetë kjo protesta e fundit dhe t’i shohim ata të lirë, në vendin e vet, aty ku e kanë vendin, sepse pa ta nuk ka vlerë as kjo liri që ne po e gëzojmë”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=RNY5e32aHHQ
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.