Lajmet e fundit

1 filxhan qumësht bajamesh
1 banane e ngrirë
1 filxhan boronica (të ngrira ose të freskëta)
2 grushte spinaq i vogël
Akull (opsionale)
Mënyra e përgatitjes:
Copëtoni boronicat dhe vendosni në mikser elektrik (blender).
Preni bananen e ngrirë paraprakisht në copa dhe shtojeni në blender po ashtu.
Shtoni më pas edhe një filxhan qumësht bajamesh.
Në fund, shtoni spinaqin. Bluani të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene.
Hidheni masën në një gotë. Smoothie juaj e shijshme është gati. Ju bëftë mirë!
Pse duhet ta zgjidhni këtë smoothie?
Boronicat - përmbajnë fibra, acid folik, kalium, vitaminat C dhe B6 dhe të gjitha lëndët tjera ushqyese që ndihmojnë për shëndet më të mirë.
Bananet – janë të mbushura me minerale esenciale dhe vitamina të tilla si kaliumi, kalciumi, mangani, magnezi, hekuri, acidi folik dhe vitamina B6.
Spinaqi – përmban vitaminat B2, K dhe C, acid folik, mangan, magnez dhe hekur.
Qumështi i bajameve – i pasur me kalcium, fosfor, kalium, vitaminat E dhe D dhe ka shumë pak sheqer dhe kalori.