Lajmet e fundit

Është ndërprerë mbledhja e Senatit të Universitet të Prishtinës nga rektori Ramadan Zejnullahu pasi ky i fundit dhe anëtarët e tjerë të senatit nuk arritën që të merren vesh në pikën lidhur me avancimin e profesorëve në fakultetet e UP-së.
Ndryshe në këtë mbledhje u arrtit që të përcaktohen kriteret dhe kushtet për regjistrim në studimet e nivelit master për vitin akadamik 2015-2016.
Poashtu gjatë këtij takimi u morr vendimi që Iliriana Islami, të zgjidhet prodekane e Fakultuetet Juridik, njofton Klan Kosova.
Kjo është hera e katërt që kjo mbledhje e Senatit të UP-së po tentohet të mbahet por se po ndërpritet.