23.03.2018 · përditësuar para 3053 dite1 min lexim
Slobodan Petroviq, kryetari i SLS-së, deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nuk e di çka është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, njofton Klan Kosova.
“A e di çka është Asociacioni [v.j. i drejtohet Petroviq prezantuesit Kushtrim Sadiku] sepse unë nuk e di – se di thelbin”, ka thënë ai në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Askush nuk ka bë debat me serbët, a është biseduar me qytetarët për këtë çështje”.
“Unë vërtet nuk e di çfarë do të thotë Asociacion – ka qenë një marrëveshje që do të kryhej, por tashmë ekzistojnë dy pozita dhe shpjegime të ndryshme”.
“Kur për këtë çështje do të jenë të gjithë më transparent, atëherë do ta dimë çka është Asociacioni dhe ky do të jetë çelësi”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.