Lajmet e fundit

Një delegacion i Ministrisë së Financave i përbërë nga përfaqësues të Administratës Tatimore dhe Doganave po qëndron për vizitë në Slloveni ku janë pritur nga Administrata Financiare e këtij vendi.
Kjo vizitë e delegacionit kosovar vjen pas marrëveshjes ndërmjet ministrit të Financave Avdullah Hoti dhe homologut tw tij slloven, Dušan Mramor në shkurt të këtij viti, për të parë për së afërmi përvojën dhe funksionimin e bashkimit të Doganave dhe Administratës Tatimore në Slloveni, transmeton Klan kosova.
Mysafirëve nga Kosova me këtë rast , iu prezantua nga homologet e tyre slloven në detaje përvoja e këtij vendi për proceset e integrimit, përgatitja e bazës ligjore, çështjet organizative dhe çështjet e tjera të nevojshme për funksionimin e administratës së bashkuar.