Lajmet e fundit

Kandidatit slloven për kryetar të Asociacionit Europian të Futbollit (UEFA), Aleksander Çeferin, 48 vjeçar, iu është lehtësuar puna drejt këtij posti.
Njëri nga kundërkandidatët kryesorë, spanjolli Angel Maria Villar, është tërhequr nga gara, duke e lënë sllovenin në betejë vetëm me holandezin Michael Van Praag, njofton Klan Kosova.
Aktualisht, Çeferin e ka përkrahjen e federatave nga Sllovenia, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Franca, Italia, Hungaria, Irlanda, Gjermania, Danimarka, Norvegjia, Finlanda, Suedia, Rusia, Azerbejxhani, Polonia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Greqia, Estonia.
Fushata zgjedhore ishte korrekte deri kur Van Praag nuk tha se kundërkandidati i tij slloven, 20 vjet më i ri, është person që ka synim “pushtetin politik” dhe se në këmbim për përkrahje iu ka premtuar vendeve skandinave organizimin e Kampionatit evropian në 2024 dhe 2028.
Çeferin e ka përkrahjen e gati 30 anëtarëve të UEFA-s, ndërsa i duhen 28 vota nga 55 gjithsej.
Avokati nga Lubjana dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Sllovenisë e ka përkrahjen federatave europiane për shkak të angazhimit të tij në futboll, korrektësisë, njohurive për sportin, vizionit të ri dhe energjisë.
“Futbolli është shumë më i fuqishëm se politika. Futbolli është pasion dhe mund të ndihmojë shumë në zgjidhjen e problemeve politike. Mendoj se politikën duhet larguar nga futbolli sa më shumë që është e mundshme”.
“Unë do të bëhem Robin Hudi i UEFA-s”.
“Kam shumë ide. Njëra ndër to është që ta shkurtoj mandatin e kryetarllëkut në UEFA”.
“Skandalet e korrupsionit në UEFA janë ekzagjeruar në media. Ajo nuk është vend ku të gjithë janë në telashe”.
“UEFA është organizatë e cila funksionon mirë”.
Kryetari i ri i UEFA-s do të zgjidhet më 14 shtator në Athinë.