Sllovenia dhe Serbia i kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të grupit C.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 69-të sllovenët kaluan të parët në epërsi me anë të Karnicnikut, i cili shënoi pas një pasimi të Elsnik në zonë.
Por, serbët barazuan krejt në fund të takimit, ku topin nga goditja e këndit e shfrytëzoi Luka Joviq, i cili shënoi me kokë për t’ia siguruar serbëve pikën e parë.
Aktualisht në grupin C prin Anglia me tri pikë, pasuar nga Sllovenia me dy, Danimarka me një e Serbia e katërta po ashtu me një pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=gptVwwbX6n4
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.