Lajmet e fundit

Shefi i diplomacisë sllovake, Ivan Korçok ka përsëritur se Sllovakia nuk do ta njohë Kosovën, jo për shkak të Serbisë siç tha ai por për shkak të parimeve.
Këtë deklaratë ai e bëri në Beograd me ç`rast shtoi se çështja e Kosovës është e vështirë për Serbinë dhe është një nga kushtet që Serbia duhet të zgjidhë para se t`i bashkohet BE-së.
Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm të vendoset përsëri në pozicionin e gjykatësit në mes të të dyja vendeve në mënyrë që të zgjidhet problemi, transmeton Klan Kosova.