Lajmet e fundit

Sllovakia nga sot e merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
Ky vend është bërë anëtare e BE-së para 12 vjetësh.
Sllovakia është zotuar se gjatë kësaj periudhe do të merret edhe me forcimin e ekonomisë së BE-së dhe me tema të tjera urgjente.
Njëri nga prioritetet e kryesimit të Bratislavës zyrtare, sipas shefit të diplomacisë së këtij vendi Miroslav Lajçak është edhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian.