Lajmet e fundit

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, ka pritur në takim L’ubomir Batáry - udhëheqës i Misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, me të cilin ka biseduar për aktivitetet dhe punën e Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Zyrtari sllovak shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit me komisionin për procesin e integrimeve evropiane të vendit tonë.
Ndërsa sa i përket politikës së zgjerimit ai tha se vendi i tij ofron mbështetje për shtetet të cilat aspirojnë të integrohen në Bashkimin Evropian.
Po ashtu Batáry u shpreh i gatshëm për rritjen e bashkëpunimit, me komisionin, në procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, duke falënderuar atë për përkrahjen eSllovakisë dhënë Kosovës në procesin e integrimit evropian shprehu gatishmërinë e saj dhe të komisionit të cilin e udhëheq, për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin në të ardhmen, transmeton Klan Kosova.