Lajmet e fundit
Slaven Bilic do të largohet nga Besiktas në fund të kësaj sezone, sipas spekulimeve ai mund ta zëvendësojë Sam Allardyce në postin e menaxherit te West Ham United.

Trajneri kroat ka kaluar një sezone të West Ham por jo si trajner, por si lojtar në vitin 1990.
Presidenti i Besiktas Fikret Orman ka thënë se pas Bilic do të sjellin një trajner që pak kush e pret.
“Ai do të jetë arkitekt i sukseseve të ardhshme që të na dërgojë neve si klub në një nivel më të lartë” ka thënë Orman.
Besiktas në sezonin e ri do të zhvillojë ndeshjet në stadiumin e ri.
Kroati ka kaluar gjashtë vite të suksesshme në krye të përfaqësueses së Kroacisë, para se të marrë drejtimin e Dynamo Moscoë për një sezonë.
Ai ka qenë në krye te skuadrës turke që nga viti 2013.