Lajmet e fundit

Në dhjetor të vitit 2014 për të dytën herë, kitaristi i Guns N’ Roses, Slash, nënshkroi për divorc nga gruaja e tij, Perla Ferrar, e tani ai e ka akuzuar atë se është bigamiste.
Sipas TMZ, rokeri dëshiron që gjyqtari të vendos që martesa me të nuk ka qenë kurrë valide, transmeton Klan Kosova.
Çifti ishin martuar në vitin 2013, por tani rokeri pretendon që martesa e saj me Carlos Marty në vitin 1993 nuk kishte përfunduar ligjërisht kur u martua me të.
Tani, Slash, po pretendon që ata nuk ishin asnjëherë të martuar, duke e akuzuar madje atë si bigamiste.
