Lajmet e fundit

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Jamie Carragher, është suspenduar nga puna e tij si analist në Sky Sports deri në fund të stinorit.
40 vjeçari ishte incizuar teksa pështyn në një veturë pas humbjes 2:1 të Liverpoolit nga Manchester United gjatë vikendit, pasi që ishte ngacmuar nga vozitësi.
“Pas një shqyrtimi të brendshëm, Sky ka suspenduar Jamie Carragher-in deri në fund të këtij stinori futbollistik”, thuhet në deklaratën e SKy.
“Jamie ka pranuar përgjegjësinë e plotë të asaj që ka ndodhur, dhe ne do të sigurohemi që ai ta pranojë ndihmën për të cilën ka nevojë për të garantuar që një gjë e tillë nuk do të ndodhë më kurrë”.