Lajmet e fundit

Në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës lidhja direkte u bë nga Prishtina, ku i ftuar ishte Astrit Dehari – aktivist i organizatës studentore, Studim Kritik Veprim.
Me Deharin u diskutua për rektorin e ri të zgjedhur të UP-së, Marjan Demaj.
Për Deharin problem që nga fillimi kanë qenë zgjedhjet e shpallura në UP. Ai e ka kritikuar afërsinë e rektorit të ri Demaj me pushtetin dhe ka deklaruar se nuk pret zgjidhje të problemit të UP-së me këtë rektor.
“Për ta analizuar zgjedhjen e rektorit Demaj duhet ta shikojmë si kanë filluar zgjedhjet në Universitetin e Prishtinës. Zgjedhjet nuk kanë qenë të dobishme dhe e kanë dobësuar UP-në”.
“Pas rrëzimit të rektorit falisifkator Ibrahim Gashi u dha një mundësi për një reformë në universitet".
“Madje këtë reformë e trumbetonte shumë në atë kohë ministri Arsim Bajrami, asokohe qeveria jonë ishte zmbrapsur dhe kishte vendosur që t’i mbante dhunshëm zgjedhjet".
“Ne kemi thënë që kushdo që zgjedhet rektor do ta ketë problem, pasi që predispozitat janë të tilla".
Kemi rizgjedhjen e klaneve të Bujar Dugollit dhe Ethem Çekut, të cilët janë që nga koha e Ibrahim Gashit dhe në njëfarë forme e kanë rrëzuar edhe rektorit Zejnullahu".
“Është e vështirë që zoti Demaj do ta zgjidh problemin e UP-së - premisat janë të tilla”, ka thënë Demaj, njofton Klan Kosova.
Tutje ai ka shtuar se nuk janë kundër punës së Demajt, por faktet e deritanishme lënë të kuptohet se do të ketë më shumë ripërsëritje të situatës sesa zgjidhje.
“Ne nuk jemi apriori kundër punës së tij. Procesi prej ai nga rrjedh neve na tregon se është njeri shumë i afërt i pushtetit dhe do ta ketë shumë vështirë të bëjë ndonjë punë, më shumë do të kemi ripërsëritje".
“Ne kemi insistuar edhe sot që rektori i ri të ndihmojë dhe të jetë i afërt me studentët në UP që kriza do të zgjidhet,” ka përfunduar Dehari, njofton Klan Kosova.