Lajmet e fundit

Studentët e Lëvizjes studentore për barazi - Studim Kritkë Veprim dolën të enjten para Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ku edhe vunë para shkallëve të këtij objekti një jastëk të madh, njofton Klan Kosova.
Me këtë aksion simbolik ata iu drejtuan akademikëve të Kosovës të cilët sipas tyre janë gjumë të thellë sidomos me rastin e objektit që kohë më parë u vendos dhunshëm brenda hapësirës universitare për kishën ortodokse.
Studentët thanë që kolegët e të ashtuquajturit akademik Isa Mustafa janë shndërruar në bashkëpunëtor me këtë të fundit duke mos ngritur zërin kur cënohet prona dhe integriteti i territorit të Kosovës.