Lajmet e fundit

Të gjithë ëndërrojnë të kenë një trup të shëndetshëm dhe të jenë të pasur me vitamina.
Megjithatë problemi mund të qëndrojë dikund tjetër, është ushqimi ai të cilit duhet kushtuar rëndësi, përcjellë Klan Kosova.
Prandaj disa vitamina thjeshtë janë të rëndësishme për trupin dhe organizmin e njeriut, e një e tillë është Vitamin D, e cila është pothuajse në rolin kyç të shëndetit tonë.
Kjo vitamin është një nga burimet kryesore e cila formon kalcium për të ndërtuar eshtra të fortë, e gjithashtu parandalon sëmundje nga rrezet e diellit.
Kur është lëkura lakuriq e ekspozohet nga dielli nëse keni vitaminë D të mjaftueshme në organizëm asgjë sdo të jetë problematike, përcjellë Klan Kosova.
Por në rast mungese të kësaj vitamine ajo dihet që ushqyerja nuk ka qenë në nivel.
E në rast se nuk e dini këtu do të ju rëndisim disa burime ushqimore që përmbajnë vitaminë D.
Ndër to janë: Peshku, skumbri, salmoni, sardeleja, kërpudha shitake të thata, vezët, kosi, lëngu i portokallit, qumështi, margarini, dhe buka gjithashtu e cila përmbanë jo një sasi të madhe të vitaminës por që ekspertët mjekësor në SHBA thonë që është e mjaftueshme, që një njeri të fitoi këtë lloj vitamine, shkruan Healthydietbase.com.