11.03.2021 · përditësuar para 1970 dite1 min lexim
Pas këngës dedikuar djalit të tij, Roit, në ditëlindjen e parë, Skerdi ka paralajmëruar një tjetër projekt muzikor.
Artisti nga Shqipëria njoftoi adhuruesit e tij se bashkëpunimi me Drenin - reperin që jeton në Londër e i cili do të debutojë në skenën muzikore me këtë këngë, do të publikohet së shpejti.
"Krejt" mban titullin kënga e cila u punua në studion e RedBox Entertainmet, njofton Klan Kosova.
Për videoklipin u përkujdes Valon Aziri.
Ndiqni më poshtë pamjet e para të klipit i cili do të lansohet brenda pak ditësh.