Lajmet e fundit

Këngëtari nga Shqipëria, Skedri Ago dhe gruaja e tij, gazetarja Vesa Rama, janë bërë prindër të një djali.
Lajmin dhe emocionet e kësaj ditë Skerdi i ka shprehur në rrjetin social Instagram, njofton Klan Kosova.
Çifti është në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa nuk kanë hezituar të ndajnë një fotografi të përbashkët me foshnjën për ndjekësit e tyre.
“Sot u mbusha me lot, por me lot gëzimi. Ndjenja më e bukur në botë, dashuria më e veçantë që kam përjetuar. Nuk paska ndjenjë më të bukur kur në jetë të vjen një engjëll që të bën të harrosh çdo gjë për çka ke luftuar dhe çka ke kaluar dhe çdo dashuri, sepse dashuria më e madhe është ky bukurosh i bukur. Ndihem krenar që në jetën time, Zoti më fali një krah të djathtë që do të më dojë tamam me zemër të pastër dhe do të më bëhet shok jete, do të bëhet një hero për shpirtin tim. Vesa je femra që më bëre dhuratën me të shtrenjtë, dhuratën më të bukur. Më solle në jetë një shpirt, një Skerd të vogël që ma mbushi shpirtin me një thesar që s’do kem nevojë tërë jetën të kërkoj gjë tjetër më shumë – të dua jeta ime, ju dua të dyve më shumë se veten”, ka shkruar Skerdi në përshkrimin e fotografisë.
Krejt çka mbetet t’u themi është e paçi me jetë të gjatë djalin Skerdi dhe Vesa.
https://www.instagram.com/p/B65LF0Vjtqk/?utm_source=ig_embed