Lajmet e fundit

Ka dashuri në kohët e kolerës në Kolumbinë e realizmit magjik, por ka edhe luftë në kohët e dashurisë në Kosovën e shekullit 21…Është kjo komedia e shkruar nga dramaturgu kosovar Jeton Neziraj, në vitin 2007, dhe pas një xhiroje të suksesshme në skenat ndërkombëtare teatrore, vjen sot edhe për publikun shqiptar në skenën e Teatrit të Kombëtar.
Ka dashuri në kohët e kolerës në Kolumbinë e realizmit magjik, por ka edhe luftë në kohët e dashurisë në Kosovën e shekullit 21…Është kjo komedia e shkruar nga dramaturgu kosovar Jeton Neziraj, në vitin 2007, dhe pas një xhiroje të suksesshme në skenat ndërkombëtare teatrore, vjen nesër edhe për publikun shqiptar në skenën e Teatrit të Kombëtar.
“Tashmë e kemi bërë praktikë që çdo shfaqje që e prodhon Qendra Multimedia, ta sjellim edhe në Tiranë. Kjo është pjesë e asaj dëshirës tonë për të komunikuar edhe me atë pjesë të publikut atje. Dhe, fatmirësisht, ne kemi krijuar një publik goxha të mirë në Tiranë, që i interesojnë temat që trajtojmë ne me shfaqjet tona” – thotë autori dhe producenti i shfaqjes Jeton Neziraj, duke shtuar se kjo është shfaqja e katërt e Qendrës Multimedia që vjen në Tiranë.
“Në Kosovë dhe Maqedoni ku është shfaqur deri tani është pritur jashtëzakonisht mirë dhe unë besoj që edhe në Tiranë do të pritet mirë” – vijon Jeton Neziraj.
Një shfaqje provokuese e mbushur me histori të vogla, komike e tragjike…
Histori të katër grave në një sallon bukurie. Bota femërore, e parë në perspektivën mashkullore të autorit, i cili ka hyrë në lëkurë të personazheve, ndërsa regjia e shfaqjes është e Blerta Nezirajt.
Katër gra do të rrëfejnë intimitetet, pasionet, marrëzitë, sekretet dhe dëshirat e tyre në 28 skena, si në përrallat me magjistarë, duke shpalosur me humor, stereotipa e klishe sentimentale, tregime e biseda femërore për dashurinë, frikën, hakmarrjen, e të shkuarën e trishtë.
“Drama është shkruar në vitin 2007, si pjesë e një laboratori intensiv me katër aktore femra. Dhe mandej procesi i shkrimit të dramës ka qenë thuaja i zakonshëm, si çdo proces tjetër kreativ. Por, ajo punë e fillimit me aktoret femra ka qenë shumë e rëndësishme dhe e ka diktuar edhe tonin e dramës, stilin dhe natyrisht, edhe përmbajtjen” – rrëfen Jeton Neziraj.
Të mbyllura në një spital psikiatrik, imagjinata e tyre e përbashkët e ka transformuar në institut të bukurisë, ndërsa fjalët e dashurisë dominojnë mbi ato të luftës, pa i fshehur plotësisht gjurmët.
“Këto katër gra bëjnë depilim dhe forma të tjera të torturës kozmetike ndërsa llafosin rreth dashurisë në jetët e tyre. Metafora e sallonit të bukurisë, shtesë e kësaj bote të shtirjes, ku zbukurimi shpeshherë ka të bëjë me fshehjen –ndaj vetes dhe tjetrit – përdoret për ta bërë këtë të botë post-luftës të mundshme dhe të jetueshme. Dhe prapa një titulli mjaft provokativ – gjë që përmban në vete njëlloj oksimoroni (kundërshtie) – që shndërron, thënë kushtimisht, përbërësit e një kokteji eksplodues, në fjalë të tjera drama reflekton me humor dhe me imagjinatë shkëputjen e ish-Jugosllavisë..” kështu ka shkruar për shfaqjen kritiku Gilles Boulan nga Le Billet des Auteurs de Théâtre, Paris. Komedia është shfaqur më parë edhe në Paris.
Rëndësinë thelbësore autori ia ka dhënë personazhit të një zonje të moshuar, e cila e ka të vështirë ta rrëfejë historinë e saj, për shkak se ndoshta është aq e pabesueshme. “Zonja Plakë rregullon jetën e përbashkët të këtyre grave në këtë institut imagjinar të bukurisë. Kjo sugjeron vështirësinë e krijimit të një memorie për ngjarjet e këqija të cilat shkojnë përtej fjalëve dhe për imagjinatën që bëhet shpëtimtarja e domosdoshme”, komenton kritiku francez David Larre, Au Poulailler. Në këtë komedi interpretojnë Aurita Agushi, Shengyl Ismaili, Shkëlzen Veseli, Albulena Kryeziu e Molikë Maxhuni.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.mapo.al/2015/10/teatri-kombetar-skene-e-luftes-ne-kohet-e-dashurise