Lajmet e fundit

Skënderbeu është një nga personazhet historike që i ka frymëzuar kaq shumë artistët ndër shekuj. Qindra libra studimorë, letrarë, tablo apo filma kërkojnë të tregojnë jetën e prijësit të shqiptarëve …
Nga Marin Barleti, Aurel Plasari, Naum Prifti, Sabri Godo, Gjergj Zheji, Kristo Frashëri… jeta e heroit e parë në kohë.
Në Europën e fillimshekullit të 16, disa dekada pas rënies së Perandorisë Otomane, një ndër personazhet më të përfolura të kohës do të ishte prijësi shqiptar, Skënderbe. Ndërsa kishin nisur politikat për të krijuar hartën e re europiane, jeta dhe vepra e këtij personazhi shihej si modeli më i mirë mbi bashkimin.
Skënderbeu do të ishte jo thjesht një frymëzim për politikën e re, por dhe personazhi më i kërkuar i piktorëve apo shkrimtarëve. Janë të pafund librat, pikturat apo vizatimet kushtuar kësaj figure të historisë sonë.
Dhe pse pjesa më e madhe e dokumenteve historike që do të na sillnin më të plotë tablonë e Shqipërisë në vitet kur Skënderbeu jetoi gjenden ende në arkivat turke, gjatë këtyre viteve janë botuar libra historikë apo studimorë mbi këtë figurë.
Marin Barleti ishte i pari që i frymëzuar nga shkrimet e kohës, ndërtoi historinë mbi të cilën do të bazohej më vonë një pjesë e mirë e studimeve mbi këtë figurë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/01/19/skenderbeu-i-sociorealizmit-dhe-ai-i-te-huajve/