Lajmet e fundit

Skënderbeu i Shqipërisë ka qenë shumë pranë fitores, por në minutat e fundit Dinamo Zagreb ka arritur të barazojë rezultatin në 1-1, njofton Klan Kosova.
Në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të play-off Skënderbeun e kaloi në epërsi Liridon Latifi në minutën e 37.
Por, krejt në fund të ndeshjes, saktësisht në minutën e 90, për Dinamon shënoi Angelo Henriquez.
Megjithatë, ky rezultat është i favorshëm për Skënderbeun, që ndeshjen e radhës e luan si vendas.