Lajmet e fundit
Një njoftim që është shpërndarë në rrjetin social facebook, bëhet thirrje për të protestuar kundër vendimit me burg që u morr ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve.

Në njoftim thuhet se me 27 maj në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, u masakrua dhe u vra mizorisht drejtësia.
E për nder dhe respekt të drejtësisë, rinia e Skenderajt do të ndez qirinj.
“Njoftojmë Presidencën, Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës se me datën 27 maj 2015 në Mitrovicë u masakrua dhe u vra mizorisht drejtësia. Për nderë dhe respekt të drejtësisë, rinia e Skenderajt do të ndezë qirinj të dielën me 31 maj 2015 në orën 20:00 në sheshin Adem Jashari. Ftojmë qytetarët të na bashkëngjitën”, thuhet në njoftim.