Lajmet e fundit

Administrata e Komunës së Skënderajt dhe udhëheqja më e lartë e kësaj komune pas një konsultimi të përbashkët në mesditën e sotme kanë vendosur që ta ndërpresin grevën e filluar sot në orën 8:00.
"Vendim për ndërprerjen e grevës ka ardhur duke respektuar nevojat e qytetarëve për shërbime administrative komuale. Më këtë rast, punëtorët e Administratës Komunale dhe Udhëheqja e Komunës së Skenderajt, bëjnë me dije se puna në institucionet komunale do të vazhdojë normalisht në pjesën e mbetur të ditës së sotme dhe në ditët në vijim".
"Po ashtu e njoftojmë opinionin publik se kërkesat tona për trajtim human dhe ofrim të shërbimeve shëndetësore sipas knventave ndërkombëtare për z. Lushtaku, do të vazhdojnë në forma të tjera" thuhet në njoftimin për mediqa të kësaj komune.
Kjo komunë njëherit ka kërkuar irëkuptimin e qytetarëve të Skënderajt për vonesat në marrjen e shërbimeve gjatë ditës së sotme, transmeton Klan Kosova.