Lajmet e fundit

Policia në Skenderaj kanë konfiskuar një armë pushkë automatike pasi kanë marrë një thirrje për intervenim në një zënkë ndërmjet një çifti bashkëshortor.
Ngjarja është raportuar rreth orës 23:50 të datës 22 maj 2016 ndërsa sipas Policisë, sipas rrethanave të para është vërejtur se çifti bashkëshortor kishin pasur një zënkë mes veti për çështje familjare.
Pas procedurave intervistuese, prokurori i rastit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës”, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor.