Lajmet e fundit

Në fshatin Llaushë të Skënderajt një burrë ka raportur se në një pyll rreth 500-600 metra larg shtëpive ka gjetur disa mjete të dyshuara.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor meqë rast edhe ka identifikuar mjetet e dyshimta që janë: një granatë dore, dy troblona dhe një mjet eksploziv të paidentifikuar.
Policia e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për dominim i KFOR-it amerikan të cilët e kanë kryer në mënyrë të kontrolluar shkatërrimin e mjeteve të dyshimta pa asnjë incident.