Lajmet e fundit

Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell do të vizitojë nesër Komunën e Skënderaj dhe do të takojë Zëvendës Kryetarin saj , Z. Fadil Nura.
O’Connell do të jetë i shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë “DarkStar” dhe do të ketë kënaqesinë të njoftojë për investimin e ri britanik në Kosovë.
“DarkStar” do të fillojë një biznes të ri në këtë qytezë ku , do të ndërtojë fabrikën për procesimin e panxhar sheqerit, ndërtim i cili do të zgjas 8 muaj.
Ky investim do të kapë vlerën prej afro 27 millionë euro dhe do të punësojë 400 punëtorë ndërsa, në mënyrë indirekte do të punësojë disa mijëra bujq në regjionin e Drenicës, transmeton Klan Kosova.