Lilly and Leon Mackie kanë vendosur që fotove familjare të ju japin një kahje tjetër.
Në vend të fotove të zakonshme, ata realizojnë fotografi duke krijuar skena të filmave të ndryshëm.
Kjo traditë e tyre zgjat tash e disa vite ndërsa personazh është edhe fëmiu i tyre, Orson.
Skenat realizohen me objekte brenda shtëpisë, duke ricikluar disa nga gjësendet e vjetra ose duke investuar pak para në gjëra të reja por duke mos investuar më shumë se 30 dollarë, transmeton Klan Kosova.
“Realizimi i skenave merr 2-3 orë, por ndonjëherë merr edhe më shumë kohë.Zakonisht nisim rikrijimin e tyre mbrëmjeve dhe i bëjmë fotografitë naten.” Shprehën çifti Mackie.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.