Lajmet e fundit

Në kuadër të festivali ndërkombëtar “Skena Verore 2015”, në skenën e Kalasë së Ulqinit, do të shfaqet komedia dramatike “Ata hyjnë pa trokitur”, shkruar dhe vënë në skenë nga Armand Bora, e cila interpretohet nga dy emra të njohur të teatrit: Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani.
“Skena Verore 2015” ka nisur në datën 1 gusht, ku për 20 net me radhë nga vende të ndryshme të Ballkanit prezantohen punime artistike, ekspozita të ndryshme, transmeton Klan Kosova.