Lajmet e fundit

Teatri Kombëtar i Kosovës, në kuadër të politikave të tij kulturore për zhvillimin e skenës teatrore në vend, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një program të veçante përmes të cilit do të ofrojë mundësi për artistët e lirë që t’i realizojnë idetë dhe konceptet e tyre artistike.
Programi është titulluar “Skena e vogël e vogël”, dhe qëllimi i tij është t’i mbështesë idetë kreativ, inovative, origjinale të artistëve të ndryshëm të Kosovës.
Në kuadër të këtij programi, Teatri Kombëtar i Kosovës, u ka bërë thirrje të gjithë artistëve të lirë, dramaturgë, regjisorë dhe aktorë që të aplikojnë me idetë e tyre në këtë program.