Sonte shënohet nata përmbyllëse e festivalit më të madh muzikor në Kosovë, “Sunny Hill”.
Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, e cila po raporton drejtpërdrejt nga vendngjarja, njoftoi se nata finale do të kulmojë me performancën e DJ-it të njohur amerikan, Anyma dhe artistes së famshme koreane, Peggy Gou.
Festivali nisi fuqishëm në natën e parë, ku themeluesja e tij dhe ylli ndërkombëtar, Dua Lipa, elektrizoi skenën me një performancë mbresëlënëse.
Ajo surprizoi publikun duke kënduar këngën “Era” bashkë me babanë e saj, Dukagjin Lipa.
Në të njëjtën natë, publiku u entuziazmua edhe nga paraqitja e artistes Tayna, përcjell Klankosova.tv.
Ndërkaq, nata e dytë solli para publikut të “Sunny Hill” emra të njohur të muzikës si, Shaën Mendes, PINT, Ledri Vula dhe Era Istrefi, të cilët u pritën me entuziazëm dhe krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=daloiwCrhn8
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.