05.05.2015 · përditësuar para 4106 dite1 min lexim
Në kulmin e një shtëpie në Seqishtë të Hanit të Elezit, është gjetur diçka e pazakontë. Alush Shkreta pronari i shtëpisë 40-vjeçare, ka gjetur një skelet që nuk është parë më herët.
Ndonëse pronarët e shtëpisë ishin të befasuar me gjetjen, ata kanë hequr dorë nga pronësia e skeletit misterioz. Megjithatë, me insistimin e gazetarit të KlanKosovës Florent Zeqaj, banorët u angazhuan ta gjejnë skeletin e hedhur.
Klan Kosova ka kërkuar mendimin profesional të Safet Nikçit, doktorit të shkencave të antropologjisë, i cili është në krye të Muzeut të Natyrës, mirëpo, ai nuk ka mundur që të japë një përfundim se për çfarë bëhet fjalë.
E befasuar me formën që ka ky skelet, u shfaq edhe patologia e EULEX-it, Taira Formisto dhe drejtori i Mjekësisë Ligjore, Safet Gërxhaliu. Por, Gërxhaliu mendon se forma që ka ky skelet ngjan shumë me foshnjat e dinozaurëve te cilët kanë miliona vite që janë zhdukur.
Të gjitha dyshimet për llojin e kësaj gjallese, pritet të hiqen pas kthimit të patologes së Eulex-it, Taira Formisto, e cila gjendet jashtë Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.