13.09.2018 · përditësuar para 2880 dite1 min lexim
Punëtorët e Postës nuk i kanë marrë pagat e gushtit që 13 ditë, në shenj revolte ata kanë protestuar para Qeverisë, njofton Klan Kosova.
Me parullat "Qeveri, posta duhet të shpërndajë dërgesat", "Respekto ligjet tua", "Duam shërbime që i ka secila postë shtetërore", ata kërkuan rimbursimin e pagesave postare nga Qeveria.
Etrit Hoti, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Postës, tha se ata ende nuk i kanë marrë pagat e gushtit.
Këtë, ai e cilësoi si papërgjegjshmëri të institucioneve. Ai tha se qeveria duhet t'i përmbushë detyrimet ligjore.
Punëtorët ndër të tjera kërkuan të krijohen skemat pensionale dhe shërbimi PostBank.
Pas protestës përfaqësues të punëtorëve janë ftuar brenda në ndërtesën e Qeverisë për një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.