Federata spanjolle e futbollit ka shkaktuar një skandal duke iu referuar Kosovës si "territor".
Ky veprim u bë në njoftim për ndeshjen e sotme që kjo kombëtare (U 21) do ta zhvillojë ndaj "Dardanëve" të rinj në "Fadil Vokrri".
Loja do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian që zhvillohet në vitin 2027, ku në bashkëorganizim janë Shqipëria dhe Serbia.
Dihet se Spanja nuk e pranon Kosovën si shtet.
Ajo është në mesin e pesëshes së Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e vendin tonë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.