05.04.2016 · përditësuar para 3771 dite1 min lexim
Autoritet në mbarë botën kanë hapur hetime për aktivitete të fshehta bankare që u zbuluan me skandalin “Panama Papers”, ku u shfaqen milionat e fshehur të politikanëve e njerëzve të fuqishëm të botës në kompanitë offshore – kompani që operojnë në vene ku nuk ka taksa, shkruan Reuters, përcjellë Klan Kosova.
Në mesin e këtyre emrave janë edhe të afërm të Presidentit rus Vladimir Putin dhe të afërm të liderëve të Kinës, Britanisë, Islandës e Pakistanit. Po ashtu edhe presidenti i Ukrainës.
Megjithatë mediat në Kinë e kanë raportuar vetëm pjesërisht këtë skandal.
Televizionet kineze kanë denoncuar kolegët e tyre në Perëndim se kjo është një fushatë kundër liderëve të lindjes dhe në veçanti Azisë.
Kurse udhëheqësit e kompanisë Mossack Fonseca, nga e cila rrodhën të dhënat, kanë thënë se ata operojnë në mënyrë të ligjshme me 240.000 klientë në mbarë botën dhe kjo që ka ndodhur është shkelje e privatësisë.
Madje, sipas tyre, mediat e kanë keqkuptuar veprimtarinë e kompanive si Mossack Fonseca dhe kanë bërë raportim të gabuar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.