Lajmet e fundit

Vjedhja nëpërmjet skemës së rimbursimit të barnave, përveç ndjekjeve penale, pritet të shoqërohet dhe me largime nga puna, shkruan Mapo.
Pas dorëheqjes së drejtorit Astrit Beci, Drejtoresha e Komanduar e Fondit të Kujdesit të Sigurimeve Shëndetësore, Milva Ikonomi, pritet të vërë në zbatim masat administrative të parashikuara për personat e implikuar dhe që u përmendet emri në raportet e auditit të njësisë antikorrupsion, ndërmjet tyre, zv.drejtori i Fondit Sokol Skuraj.
Ndërkohë ABC News ka mësuar se janë edhe 10 shoqëri farmaceutike, të cilat kanë përvetësuar shuma të mëdha parash me anë të ilaçeve të rimburësueshme me dokumente fiktive dhe me ndihmën e punonjësve të Fondit.
Sipas akuzës, në mesin e 10 farmacive, ka nga ato të cilat kanë përfituar nga Fondi i rimbursimit më shumë se sa ishte parashikuar në kontratën e firmosur mes tyre dhe drejtorisë rajonale.
Disa prej këtyre farmacive janë shoqëri grosiste dhe disa të tjera janë farmaci që ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe kanë ekkkluzivitetin e importit të disa lloj ilaçeve.
Në ditët në vazhdim, thonë hetuesit, nuk përjashtohen mundësia e arrestimit edhe të zyrtarëve të tjerë të Fondit në drejtorin e përgjithshme apo administratorët dhe pronarët e këtyre farmacive përfituese ku mes tyre, hetuesit thonë se janë edhe dy farmacitë e të afërmeve të zv/drejtorit të përgjithshëm të Fondit, Sokol Skuraj.