Ushtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga të gjitha pjesët e ushtrisë, kanë shpërndarë në internet foto nudo të kolegeve të tyre, njofton Klan Kosova.
Raportet javën e kaluar kanë zbuluar problemin e madh të shpërndarjeve të fotove të Facebook të marinseve – gjë që ka bërë të fillojë një hetim në marinë.
BBC po ashtu ka parë qindra fotografi të shpërndara, ndërsa Pentagoni ka deklaruar se sjellje të tilla janë në kundërshtim me vlerat e ushtrisë amerikane.
Ushtarët meshkuj kanë përdorur një faqe online të quajtur “Anon-IB”, për të shpërndarë fotografi lakuriq të kolegeve të tyre.
Sistemi funksiononte kështu; ata fillimisht merrnin një fotografi të ndonjë ushtarakeje në llogarit të ndryshme në rrjetet sociale dhe pastaj pyesnin nëse dikush kishte fotografi të saj lakuriq.
Fotot shpesh përmbanin dhe të dhëna tjera, pos emrit, përfshirë se ku janë të stacionuara dhe ku shërbejnë.
Fotot edhe shoqëroheshin me komente të turpshme.
Kryekomandanti i marinsave e ka quajtur “turpërim” atë që ka ngjarë.
“Turpërimi i marnisve nga kolegët e tyre nuk është sjellje e një luftëtari të vërtetë”, pohoi gjeneral Robert Neller, njofton Klan Kosova.
Komisioni për Forcat e Armatosura në Senatin amerikan javën tjetër do të ketë një dëgjim për këtë çështje.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.