Lajmet e fundit

Diego Maradona e ka skandalizuar fitoren e Argjentinës ndaj Nigerisë në Kampionatin Botëror 2018.
Kjo pasi goli i Lionel Messi, duket sikur e çoi në 'qiellin e shtatë', ish-lojtarin më të mirë të Argjentinës, njofton Klan Kosova.
Me të nisur ndeshja e së martës së mbrëmshme, 57 vjeçari fillimisht nisi të kërcente si i dehur me një zonjë nga publiku, ku më pas iu desh edhe ndërhyrja e personelit të sigurimit për ta shpëtuar atë për të mos rënë nga tribuna.
Më pas ai përdor pak kohë për një sy gjymë, ndërsa tendenca e turpshme e performancës së tij kishte ende për t’u ndjekur!
Në golin fitues 2-1 Maradona zgjati duart dhe shfaqi dy gishta të mesëm drejt fushës.
Natyrisht, këto imazhe u kapën menjëherë nga kamera të ndryshme dhe tani po marrin dhenë nëpër botë.
Por, pas përfundimit të ndeshjes u raportua se Maradonas iu keqësua gjendja shëndetësore, pasi u detyruan që ta largojnë përmes ndihmës nga stadiumi, njofton Klan Kosova.