Lajmet e fundit

Në asnjë rrethanë, Diego Costa nuk do të mund të luajë për Chelsean në sezonin e ri.
“Ai për Chelsean është punë e kryer. Ai e ka zhvilluar ndeshjen e fundit në fanellën e klubit tonë”, ka thënë një burim për Sky Sports, transmeton Klan Kosova.
“Ai dëshiron që të qëndrojë, por duhet pranuar se s’ka vend për të”, ka shtuar ai burim më tej.
Por është Atletico Madrid skuadra që raportohet se është duke negociuar për ta rikthyer spanjollin në radhët e veta.