Lajmet e fundit
Shpërthimi dyshohet të jetë i një granate dore, ndërsa policia nuk ka pranuar të japë informata më të detajuara lidhur me zhvillimet si rrjedhojë e tij, thotë policia

Nuk ka të lënduar e as të arrestuar për shpërthimin e së enjtes mbrëma në veriun e Mitrovicës, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.
Shpërthimi dyshohet të jetë i një granate dore, ndërsa policia nuk ka pranuar të japë informata më të detajuara lidhur me zhvillimet si rrjedhojë e tij.
Dihet vetëm se ajo është duke kryer hetimet, por pistat apo dyshimet fillestare, nëse ekzistojnë si të tilla, nuk janë dhënë për media, akoma.
http://klankosova.tv/lajmi-i-fundit-shperthim-ne-veri-te-mitrovices/