Lajmet e fundit
Barcelona e Luis Enriques nuk do të ishte skuadra që është tani nëse nuk do ta kishte Luis Suarezin.

Ish heroi i Anfield Roadit është lojtar kyç për sistemin e lojës së kalatanëve.
Dëshmi për këtë është se ai ka luajtur më shumë se secili lojtar i Barcelonës, madje edhe se Sergio Busquets, që është një nga lojtarët me më shumë minuta tek blaugranat.
Nga 19 ndeshjet e Barcelonës, uruguaiani ka luajtur në 17 prej tyre.
Ka munguar vetëm në përballjen e Copa del Rey me Villanovesen dhe në atë të La Ligas me Levanten.
Mund të jetë koincidencë, por në asnjërën ndeshje katalanët nuk ia kanë dalë të fitojnë.
Nëse ka diçka që e vulosë paraqitjen e tij në Copa America 2011, veç golave të tij, është efiçenca në fushë.
Nga 35 golat që ka shënuar Barcelona deri tani, Suarez ka pasur gisht në 22 nga ta. Në total, në një mënyrë apo tjetër, ai ka kontribuar në 62,85 të golave të skuadrës katalane.
Në një numër të madh të ndeshjeve të këtij edicioni skuadra nga Camp Nou ka arritur fitore falë golave që numri 9 ka shënuar.