Pas raportimit të Klan Kosovës, Dhomat e Specializuara në Hagë e kanë konfirmuar përmes një komunikate se Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë liruar me kusht.
Gjyqtari i vetëm në këtë çështje penale, ka vlerësuar se mbajtja e tyre në paraburgim nuk është më e arsyeshme apo proporcionale.
Ndër të tjera, gjykatësi ka konstatuar edhe se nuk ka rrezik që Fazliu dhe Smakaj të arratisen, sidomos duke pasur parasysh shumën e dorëzanisë financiare të ofruar prej tyre, të cilën do ta humbisnin në rast se arratisen.
Fazliu kishte ofruar 40 mijë euro garanci, shuma më e madhe e dhënë për Dhomat e Specializuara, ndërsa për Smakajn u ofruan 50 mijë, 20 prej gruas e djalit dhe 30 të tjera nga kolegu i tij universitar, Sami Makolli. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=qqj9tvXdB7o&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
https://www.youtube.com/watch?v=1GWQOcKZXIk
https://klankosova.tv/lirohen-edhe-bashkim-smakaj-e-fadil-fazliu/
https://klankosova.tv/lirimi-me-kusht-i-smakajt-dhe-fazliut-deklarohet-specialja/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.