Lajmet e fundit

Gucci dhe Christian Dior, dy nga firmat më të mëdha të modës në botë, kanë marrë një vendim pas kritikave të shumta që kanë marrë për modelet që përdorin gjatë rezantimit të koleksioneve të tyre, transmeton Klan Kosova.
Sipas kritikëve, imazhi i paraqitur në pasarela nuk është real dhe ai nxit qindra-mijëra vajza që të kequshqehen në përpjekje për të fituar linjat e modeleve të pasarelës.
Firmat gjithashtu nuk do të përdorin modele nën moshën 16 vjeçare për rrobat e të rriturve.
Modelja daneze, Ulrikke Hoyer akuzoi në muajin maj shtëpinë e modës Louis Vuitton, e cila sipas saj i kishte kërkuar që të dobësohej edhe më, në një kohë që ajo ishte nën peshë.