Lajmet e fundit

Anëtarët e ish-mbrojtjes civile punën e njëjtë mund të shihen duke e bërë edhe më tej në veri, por jo me këto uniforma.
Mbrojtja civile që paguhej nga Serbia, është shuar së funksionuari në Kosovë, dhe anëtarët e saj që nga kjo e hënë janë pjesë e institucioneve të shtetit të pavarur, njofton Klan Kosova.
E numri më i madh i tyre, do të jenë pjesë e Agjencisë së Menaxhimit te Emergjencave ku do të hyjnë 80 veta, 50 të tjerë te Fondi i Kontigjencës, e më së paku serbë të Mbrojtjes do punësohen në Ministrinë e Bujqësisë 4 sosh.
Pos këtyre, është e gjatë lista e institucioneve se ku do të punojnë njerëzit e “Mbrojtjes Civile” që deri tani i pagoi Beogradi. Ata sistemohen në agjenci, ministri, në doganë, dhe do paguhen nga buxheti I Prishtinës.
Kronikë nga Besnik Tahiri.