Lajmet e fundit

Regjisori i filmit James Bond Sam Mendes, ka thënë se nuk dëshiron që të bëjë më filma “007”, pas atij të fundit që do të dalë në tetor.
“Kisha thënë jo edhe për këtë të fundit, dhe pastaj përfundova duke e bërë, dhe u akuzova shumë nga miqtë e mi”, ka thënë ai. “Por kësaj radhe, mendoj se me të vërtetë ky është fundi”.
Mendes e kishte bërë regjinë e serisë “Skyfall” të vitit 2012 dhe serinë e katërt që do të lansohet në vjeshtë, të quajtur Spectre.
“Nuk besoj se do t’i hyj kësaj pune më”, është shprehur regjisori.
Spectre, në të cilën aktori Daniel Craig do të bëjë paraqitjen e tij të katërt si agjent i fshehtë, do të publikohet me 26 tetor në Britani të Madhe dhe me 6 nëntor në Amerikë.
Spectre dhe Skyfall, më kanë marrë 5 vjet për t’i punuar", ka thënë për BBC regjisori, përcjellë Klan Kosova.
“Ka qenë një eksperiencë fantastike dhe më ka ndryshuar jetën”, mirëpo ka shtuar se nuk mendon se do ta bënte përsëri.