Lajmet e fundit
Kryeministri grek, Aleksis Cipras është larguar sot nga Komisioni Europian pa një marrëveshje. Bisedimet për krizën e borxhit grek midis ministrave të Financës në Eurozonë kanë përfunduar pa marrëveshje, pasi Athina kundërshtoi kundërpropozimet e kreditorëve të saj.

Ministrat e Financave të zonës euro u mblodhën në një takim emergjent në Bruksel, por dështuan për të katërtën herë brenda tetë ditësh.
“Interesant, disa kolegë nuk janë pajtuar dhe kanë kritikuar jo vetëm tekstin tonë por edhe tekstin e institucioneve”.
“Ne duhet të vazhdojmë diskutimet tona, institucionet do të shikojnë prap të dy dokumentet, dokumentet tonat dhe tyret, do të bëhen diskutime me qeverinë greke dhe ne do të vazhdojmë këto diksutime deri sa të gjejmë një zgjidhje” tha ministri grek i financave Varoufakis.Pierre Moscovici, komisioner i BE-së për çështjet ekonomike dhe financiare tha se Greqia dhe kreditorët janë ende në mosmarrëveshje përsa i përket reformës së pensioneve dhe nivelit të TVSH-së në Greqi.
Kreditorët e Greqisë, Komisioni Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Europiane kërkojnë uljen e shpenzimeve të mëtejshme në Athinë, para se të bien dakord për të çliruar 7.2 miliard euro fonde për vendin, që ai t’i paguajë Fondit 1.6 miliard euro deri të martën e ardhshme.
The Guardian raporton se takimi i radhës do të mbahet të shtunën,transmeton Klan Kosova.