08.12.2016 · përditësuar para 3524 dite1 min lexim
Zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci-Dema, ka bërë me dije se këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ajo ka thënë se kushti i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi është guri i fundit që duhet lëvizur.
Megjithatë, në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Statovci-Demaj ka deklaruar se do të tejkalohet edhe kjo pengesë në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë për qytetarët.
Pavarësisht vonesave në procesin e liberalizimit të vizave, ajo ka vlerësuar se Kosova është drejtuar tërësisht kah Bashkimi Evropian si e vetmja alternativë zhvillimore. Në këtë kontekst, Statovci-Demaj ka thënë se për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian është duke u punuar në mënyrë të pandalshme.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.