Lajmet e fundit

E kërkoi me ngulm seancën. Madje, u hidhërua fort në pozitën që e la një seancë tjetër para tyre.
Por, kur i erdhi rasti, opozita dështoi të bëjë kuorumin në seancën e jashtëzakonshme.
Të pranishëm nuk ishin deputetët e PDK-së e AAK-së, derisa këta të fundit veçse e kishin paralajmëruar një gjë të tillë.
Por, deputetët e Nismës ishin të pranishëm ani se as me ata nuk u bë kuorumi, pasi munguan disa deputetë nga opozita, siç ishte edhe mungesa e Teuta Rugovës.
Pasi u vendosë që të shkohet gjysmë ore në pauzë, nga Nisma thanë se nëse nuk i bën numrat opozita, as këta më nuk do rikthehen.
Por, as gjysmë ore nuk mjaftoi që të bëhen numrat, kështu që u vendos që seanca të vazhdojë të enjten duke filluar nga ora 10:00.
Kronikë e zgjeruar nga Enis Reçica.